Pasi e cilësoi Ramën “Skënderbe”, Spiropali zbulon se ka “dashuruar” Sali Berishën

Pak kohë më parë gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali kaloi një gjendje të thellë emocionale duke e cilësuar kreun e partisë së saj “Skënderbe të kohëve moderne”.

Por sot ajo tregon se në rini ka pasur një simpati tjetër dhe jo Edi Ramën.

Ajo tha se në fillimet e viteve ’90 ka pasur simpati për Berishën, ndërsa shtoi se kjo atmosferë përkufizonte edhe familjen e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur isha e vogël, në vitet 90-91, ne si familje kishim simpati për Berishën. Ashtu e vogël, dilja përpara ekranit dhe ngrija dy gishtat kur dilte në televizor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por gjatë kohës, ajo karizma e fillimit, energjia e madhe, filloi të bjerrej aq shumë, ndoshta nga vullneti për të hyrë në histori, Berisha ka harruar se historia vërtetë nuk është shkencë ekzakte, por nuk është aq ekzakte sa të pranojë brenda saj një njeri që në fund të karrierës së tij, energjitë, veprat t’i kthejë në logje Kuvendi. Hiqni dorë nga këto dhe ndoshta do mbaheni mend për fillimet tuaja”, tha Spiropali.

/Gazeta Express

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?