“Pastrim parash”, Policia i sekuestron rreth 55 mijë euro të riut vlonjat

Rreth 55 mijë euro i janë sekuestruar nga Policia e Shtetit, një 22-vjeçari vlonjat me iniciale L.M.

Policia njoftoi se në kuadër të Plan Operacionit ”Vjeshtë 2017′, lidhur me sekuestrimin easeteve të përfituara në mënyrë të paligjshme, ka bërë sekuestrimin e 44.900 eurove dhe 9900 dollarëve në posedim të shtetasit L.M., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas Policisë, shuma monetare dyshohet të jetë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?