“Pastrojmë Shqipërinë që duam”, Rama mesazh falënderues: Deri në vitin 2020 do të…
Kryeministri Edi Rama në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka falënderuar të gjithë ata që janë pjesë e operacionit ‘Pastrojmë Shqipërinë që duam’.
Kreu i qeverisë theksoi se deri në vitin 2020 do të jenë mbjellë 20.200 pemë
“Faleminderit gjithë atyre që sot u angazhuan në çeljen e operacionit PASTROJME SHQIPERINE QE DUAM?Deri në 2020 do kemi mbjellë 20.200 pemê?”, citohet në mesazhin e Ramës.
Ministri Klosi tha sot në nisje të aksionit deri tani janë regjistruar 160 mijë vullnetarë që do të marrin pjesë në pastrimin e Shqipërisë.
“Aksioni Pastrojmë Shqipërinë që duam, fillon sot por vazhdon për 6 muaj. Është një nga zonat simbol. Bashkë me 160 mijë vullnetarë të regjistruar ne po punojmë në të gjithë Shqipërinë. Sot një ditë e madhe. Së bashku me pushtetin lokal të vazhdojmë të punojmë gjatë gjithë vitit”, tha Klosi.

