Pasuritë e Arben Ahmetajt mbeten të sekuestruara. Apeli i GJKKO-së jep vendimin
Pasuritë e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj mbeten të sekuestruara.
Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Arben Ahmetajt për heqjen e sekuestros së 4 apartamenteve dhe 2 llogarive bankare.
Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve.
Ende nuk dihet vendndodhja e tij, ndërsa avokati i ish-zyrtarit të PS-së deklaroi se klienti i tij ishte në Britaninë e Madhe.