Pasuritë kriminale, sekuestrim edhe për të dënuarit nga gjykatat Italiane

Pas aksioneve për sekuestrimin e pasurive kriminale, Italia kërkon sekuestrimin e pasurive kriminale edhe për të dënuarit nga gjykatat Italiane.

Këtë e bëri të ditur Prokurori i Përgjithshëm antimafias italiane, Franco Roberti gjatë një takimi me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj ngriti në diskutim çështjet e ndryshimeve ligjore, për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, si rrjedhojë e veprimtarisë kriminale.

Madje edhe në rastet kur ato janë pasojë e vendimeve të gjykatave italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurori i antimafias theksoi se Italia do të ndihmojë Shqipërinë në luftën ndaj krimit. Edhe zyrtari më i lartë i antikorrupsiont në Itali, Raffaele Cantone kërkoi një memorandumi bashkëpunimi, sikurse është lidhur me Serbinë dhe Malin e Zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cantone propozoi identifikimin e rregullave koordinuese të të gjithë aktorëve vendas që janë të përfshirë në hartimin e masave antikorrupsion, për një luftë sa më efikase në fushën e antikorrupsionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?