PD, Boçi: MAS po i shmanget pagës së 13-të dhe shpërblimit të fundvitit për mësuesit

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka denoncuar sot refuzimin e MAS për të nënshkruar kontratën kolektive për 36 mijë mësues të arsimit parauniversitar në vend.

Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat tha se MAS nuk e ka nënshkruar këtë kontratë pasi nuk pranon t’u paguajë mësuesve pagën e 13-të dhe t’u japë shpërblimin e fundvitit.

“Mungesa e kontratës së punës prej 31 majit i mban mësuesit të pasigurtë në vendin e punës. Ata janë të pasigurt, dhe ministria mund të marrë ndonjë vendim arbitrar ndaj tyre, ashtu siç edhe ka ndodhur. Qeveria refuzon t’u paguajë mësuesve pagën e 13-të dhe shpërblimin e fundvitit”, u shpreh deputeti Boçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se mësuesit nuk morën shpërblim as fundvitin e kaluar, 2016, vendim kundër të cilit ata protestuan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?