PD i përgjigjet Ramës: Sakrifiko dhjetra milionat për oligarkët e jo bukën e shqiptarëve

Meme e publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD

Akti normativ i qeverisë me të cilin ka pezulluar dhënien e qerave të biznesëve të vogla, pra që qeramarrësit të mos iu paguajnë qeranë qeradhënësve, ka shkaktuar përplasje të ashpra mes PD dhe kryeministrit Edi Rama. PD deklaron se kjo është shkelje kushtetuese, pasi kontrata mes pronarëve të objekteve dhe qiramarrësve nuk lë vend për ndërhyje të tilla. Sipas PD, shteti mund të ndërhyjë duke kompensuar dëmin, por jo duke pezulluar pagesën.

Kryeministri Edi Rama shprehet se ky akt, që nuk është botuar ende zyrtarisht, bazohet në ligj dhe të drejtën zakonore!

Në reagimin e Ramës nuk kanë munguar dhe sulmet jo etike ndaj opozitës. Kryeministri tha se ”

Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët, po nuk kemi ç’bëjmë!

Akti Normativ po bëhet gati, e meqë sonte kisha konfirmuar praninë në studion e OPINIONIT, do të kem mundësinë t’ju shpjegoj edhe qeramarrësve më hallexhinj, edhe qeradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve me hallet përkatëse të kohës që jetojmë, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish (pa din, pa iman e pa asnjë hall tjetër veç ëndrrës së tyre në beze), ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte!”- theksoi Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të fundit të Edi Ramës dhe i kujton atij se shumica e problemeve ekonomike që ka vendi zgjidhjen me anulimin e koncesioneve për oligarkët.

Deklarata e plotë e Gazmend Bardhit:

Edi Rama u kërkon saktificë vetëm qytetarëve të zakonshëm. Qytetarët nuk mund të mbajnë më gjatë barrën e taksës së korrupsionit që qeveritarët kanë futur në xhep. Taksa e korrupsionit i ka marrë peng dhe i detyron të mos anullojnë koncesionet dhe PPP.

Në vend që të sulmojë opozitën që po qendron në krah të qytetarëve në nevojë:

1. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 120 milion euro që ka parashikuar të japë për 12 koncesione dhe jo bukën e mijëra familjeve shqiptare.

2. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 40 milion euro që ka parashikuar për shpenzimet operative të Qeverisë dhe jo të lërë fëmijë pa bukë.

3. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 100 milion euro tendera luksi e të panevojshme dhe jo të fusë në borxh shqiptarët me njëri tjetrin.

Përgjegjësia e Qeverisë është që barrën e pamundësisë së mijëra qytetarëve të mos ua kalojë mijëra qytetarëve të tjerë, që janë po në kushtet e mbijetesës. Barra duhet t’u kalojë qeveritarëve të korruptuar dhe oligarkëve që hanë milionat e shqiptarëve! Anullo koncesionet dhe PPP! Lëri fjalët boshe në facebook!

Lexoni edhe…

Rama sulmon PD pse e kundërshtoi për anulimin e pagesave të qerave: Çetë vulëhumburish

Pipero: Kjo javë do jetë piku i epidemisë. Ja kur do nisë të bjerë numri i të prekurve

Shqiptarët të ndërgjegjësohen se vendimet për të ardhmen e tyre s’mund ti marrë një individ!

 

SHKARKO APP