PD: Këtë të hënë para SKAP-it, ora 09.30. Doktor Berisha do jetë aty. Të kemi me shumë njerëz se sa Veliaj!

Sms të nisura nga Selia Blu drejt militantëve demokratë, shkruajnë: ”Të dashur miq. Nesër (diten e Hënë) në ora 9:30 serish Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jetë në dyert e SKAP-it. Ju lutem te mobilizojmë strukturat e degëve për të qenë te gjithe aty në ora 9:30 përpara selise SKAP-it. Duhet të jemi me shumë se sa mblodhi Veliaj. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e ndarë për strukturat e PD.
Ndërkohë degët e PD, Kurbin, Kamëz dhe Durrës, duke mos harruar Tiranën janë lajmëruar të jenë para SPAK.