PD: Saimir Tahiri rrezikon të ndikojë tek dëshmitarët e prokurorisë

Moszbatimi i urdhër-arrestit të prokurorisë mund të sjellë pasoja për vijimësinë normal të hetimit ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

I ftuar në studion e AbcNews, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj është shprehur se ekziston rreziku që Saimir Tahiri të ndikojë tek dëshmitarët që ka prokuroria.

Sipas tij, kjo ishte edhe arsyeja që prokuroria kërkoi arrestimin e tij e jo hetimin, siç propozuan deputetët e mazhorancës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Alibeaj, prokuroria është e bindur në provat e veta, se Saimir Tahiri është i përfshirë në trafik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Alibeaj u shpreh se nëse Tahiri do të ishte një qytetar i thjeshtë, atëherë prokuroria do ta kishte dërguar para gjykatës./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?