Pedagogia dhe gazetarja, pas vdekjes së djalit lutet për çdo nënë

Pedagogia dhe gazetarja e njohur Erenestina Halili ka thyer heshtjen dhe ka reaguar sot për herë të parë pas vdekjes së djalit të saj, Kejdi.

Djali i vetëm i familjes Halili, 21 vjeç, humbi jetën bashkë me këngëtarin Ergi Dini, 22 vjeç,  dy javë më parë pas një aksidenti fatal me motor.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook,  ajo lutet që çdo nënë që derdhi lot për Kejdin të ketë gëzim e paqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E dashur mike, mik, i njohur, i panjohur, student/e, të afërm, pedagogë të tim biri, shoqe e shokë të tij, kolegë, lexues… Përulem ndaj dashurisë, respektit, mbështetjes, dhimbjes, lotit, njerëzisë suaj! Bota ende qëndron, se ka ende njerëz si ju! I lutem Zotit për çdo nënë, që derdhi lotë për tim bir, të ketë gëzim e paqë, t’i mbushet prehëri me nipa e mbesa! Bekuar qofshin vatrat tuaja! Era”, shkruan Ernestina Halili.

Swiss Digital Mobile Reklama

ernestina

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?