Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 23:13 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto) Kryeministri Rama publikon në ora 23.00 të kësaj të premte shënimin: “Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pelegrinazh në ditën e shenjtë të Shën Joan Vladimirit

Aktualitet E mërkurë, 5 Qershor 2024 09:03
Pelegrinazh në ditën e shenjtë të Shën Joan Vladimirit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Çdo vit, në ditën e shenjtë të Shën Joan Vladimirit, qindra besimtarë nga fe të ndryshme mblidhen në manastirin e tij për të festuar “Ditën e Mirëkuptimit dhe Harmonisë”. Pelegrinazhi i përvitshëm mbledh besimtarë jo vetëm nga rrethi i Elbasanit, por edhe nga qytete të tjera të vendit dhe rajonit.

Dita e 4 qershorit festohet çdo vit si një festë pagane për banorët e fshatit Shijon, ku besimtarët nderojnë figurën e Shën Joan Vladimirit. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i shoqëruar nga përfaqësues të pushtetit local si edhe deputetë, tha se “shenjtori na bashkon të gjithëve. Çdo herë që vijmë në Manastir dhe shohim miq nga i gjithë Ballkani, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Serbia, na mbushet zemra me gëzim. Këto aktivitete dhe lidhjet historike që kanë pasur popujt tanë me figurat e krishtërimit, na bashkojnë dhe forcojnë lidhjet ndërmjet popujve.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në Bradashesh, rreth 4 kilometra larg Elbasanit, ndodhet fshati Shijon. Historia e vendbanimit daton rreth viteve 1010 – 1020, kur Shën Joan Vladimiri predikoi ritet e fesë ortodokse. I përbërë nga rreth 200 familje ortodokse, banorët e këtij fshati ndihen me fat që mbajnë emrin e shenjtit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Manastiri u dogj, por banorët e rindërtuan atë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shën Joan Vladimiri, i lindur në fshatin Vladimir të Krajës në Malin e Zi, jetoi në shekullin e XI. Ai themeloi manastire, kisha dhe institucione bamirësie, duke kontribuar në përhapjen e besimit të krishterë. Eshtrat e tij u ruajtën në Malin e Zi dhe më vonë u transferuan në Durrës dhe më pas në Manastirin e Shijonit, ku u bë një qendër e rëndësishme pelegrinazhi.

Mund t'ju interesojë

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Para 3 orësh
Alarm për bombë në avionin Manchester-Tiranë, policia jep sqarime

Alarm për bombë në avionin Manchester-Tiranë, policia jep sqarime

Para 4 orësh
GTA VI në Arabinë Saudite, princi investon mbi 2 miliardë dollarë

GTA VI në Arabinë Saudite, princi investon mbi 2 miliardë dollarë

Para 4 orësh

Sipas legjendave, Shën Joan Vladimiri u martua me Kozarën, vajzën e carit bullgar Samuel. Pas një ftesë të zakonshme për një gosti, Gjon Vladimirit iu pre koka. Legjenda thotë se ai udhëtoi me kokën e prerë në prehër deri në vendlindjen e tij. Eshtrat e tij u ruajtën dhe u vendosën në Manastirin e Shijonit, ku u bënë shumë mrekullira me të sëmurët që preknin lipsanin e tij të shenjtë.

Dita e 4 Qershorit, dita kur Shën Joan Vladimiri u vra, është shpallur festë e Njësisë Administrative Bradashesh. Manastiri i Shijonit mbledh besimtarë nga e gjithë zona dhe rajoni, duke u bërë një simbol i bashkimit dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve të Ballkanit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 3 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 3 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!
Para 4 orësh

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane
Para 4 orësh

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 3 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 6 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 8 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 3 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.