Peleshi: Arritja e standardeve të sigurisë ushqimore domosdoshmëri e kohës
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, i shoqëruar nga Zv.Kryeministrja, Senida Mesi kanë vizituar një baxho të përpunimit të qumështit, si pjesë e takimeve dy ditore e Kabinetit Qeveritar në Qarkun e Dibrës.
Pasi është njohur nga afër me ambientet dhe standardet, me të cilat operon kjo baxho, Ministri u ka kërkuar operatorëve, të marrin një përgjegjësi dhe një ndërgjegjësim të lartë në lidhje me arritjen e standardeve ushqimore, pa të cilat, nuk do të ketë financim dhe mbështetje financiare.
“Nevoja për të rritur investimin do të mbështetet nga Qeveria për të gjithë bizneset, sidomos të fushës të sigurisë ushqimore, por në përgjithësi, bujqësia edhe blegtoria, do mbështeten këtë vit me më shumë fonde. Fondi përmes AZHBR–së, i mbështetjes financiare do të jetë pothuajse dyfish krahasur me të kaluarën. Janë 2.6 miliard lekë. Por, një gjë janë lekët, një gjë tjetër janë standardet e siugurisë ushqimore dhe padyshim, tregu. Tregu është sfida juaj, se ne jemi në një ekonomi tregu sot, dhe biznesi e merr vetë atë risk përsipër. Standardet janë përgjegjësia juaj dhe detyra jonë për t’i garantuar. Kështu që kërkesat tuaja, për të marrë financim për projektin e ri, të zgjerimit të kësaj fabrike të përpunimit të qumështit, nga ne natyrisht, që i ka të gjitha shanset, për të marrë përgjigje pozivite, të mbështetet, sipas kushteve dhe kritereve të Agjencisë të Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, por duhet ta theksoj nevojën për të vendosur standarde të larta të sigurisë ushqimore. Pra, nëqoftëse, ne do t’ju mbështesim me subvencion, me grant, por edhe me mundësi të tjera të financimit përmes Fondit të Garancisë, që janë kreditë e buta, kredi të buta të garatuara shteti dhe nga BERZH-i apo Banka Gjermane KFW, ju duhet të garantoni një standard më të lartë të sigurisë ushqimore.”
Arritja e standardeve ushqimore ka qenë vazhdimisht kryefjala e diskutimeve dhe prezantimeve të Ministrit Peleshi, jo vetëm në terren, por edhe në tryeza dhe seanca parlamentare.
“Këtu në Dibër, si në të gjithë Shqipërinë, kemi filluar një reformë, një aksion, që është pjesë e një reforme, për disiplinimin e therjeve. Situata për momentin është problematike, sepse asnjë thertore nuk e kaloi klasën. Të gjitha ishin jashtë standardit. Ju kemi dhënë detyra për t’i plotesuar dhe sapo të plotësojnë kushtet do të rihapen, një apo dy apo aq sa, mund të plotësojnë kushtet. Shumë shpejt do të fillojmë me qumështin dhe përpuminin e qumështit. Nuk kemi filluar akoma të inspektojmë baxhot apo fabrikat e përpunimit të qumështit. Kështu, që po ua them, që tani, që ne jemi gati t’ju mbështesim, por nga ana tjetër duhet ta kuptoni, që tani standardi është numër një. Siguria ushqimore ka lidhje me jetën e qytetarëve, ndaj dhe për këtë arsye është dyfish e rëndësishme.
Më tej Ministri ka shtuar se ky aksion do të jetë shumë i fortë, bashkë me masat që do të merren.
“…Kontrolli do të jetë shumë i fortë. Edhe mënyra, sesi do të mblidhet qumështi te fermerët do të jetë gjithashtu shumë strikte. Jo me kova plastike, edhe më gjithë lloje mënyrash, sesi bëhen tani. Duhet të merret vetëm nga lopët, që janë të kontrolluara nga një veteriner, që ka një pasaportë të kontrollit, që kanë matrikullim. Transporti duhet të bëhet sipas standardeve ligjore, me tanke inoksi etj. Pra, të gjitha kushtet duhen plotësuar dhe në këmbim të kësaj, ne do të japim mbështetje financiare. Mbështetja financiare për këtë sektor, këtë vit do të jetë më e madhe, sesa mundësitë që sektori ka për t’i përthitur. E kam fjalën, që ne kemi sot më shumë lekë, edhe falë programit që do të hapim me Bashkimin Evropian, Ipard-i, por edhe programe të tjera, Fondi i Garancisë me BERZH-in, Fondi i Garancisë me Bashkimin Evropian dhe me Bankën KFW. “
Ministri ka treguar objektivin dhe mënyrën sesi duhet të veprojmë.
“Duam që veterineri, që është i punësuari i një thertoreje, apo i një fabrike të përpunimit të qumështit, në përgjegjësinë e vet, të kontrollojë, të vetkontrollojë fabrikën, për të cilën punon. Inspektorët do t’i vizitojnë shumë rrallë stabilimentet e përpunimit. Por, ama në momentin, kur inspektori vjen dhe kontrollon, standardet nuk janë plotësuar, përgjegjësia do të jetë e vetë subjektit dhe e vetë veterinerit në rastin konkret, që ka çertifikuar prodhimin. Drejt kësaj duam të shkojmë. Vetëm, siç e tha Zv. Kryeministrja, duhet të ecim paralel. Kjo është një marrëdhënie, ku fitojnë të dy palët. Ju bëni biznesin tuaj, rriteni dhe zhvilloheni, ky është thelbi i këtij sistemi të ri, të ekonomisë së tregut, ne nga ana tjetër duke ju mbështetur juve, rrisim më shumë punësimin dhe garantojmë ushqime më të sigurta për qytetarët. “
Ai i garantoi të gjithë përpunuesit e qumështit se Qeveria do të jetë e vendosur të mbështesë me grante dhe subvencione, vetëm nëse do të zbatohen standardet ligjore dhe rregullat.
“Zbato ligjet dhe rregullat tona!”
Ka përfunduar Ministri.
____________________________________________________________
FJALA E PLOTË
Kemi zgjedhur të vijmë këtu, në këtë baxho si pjesë e një sërë takimesh dy ditore, e gjithë Kabinetit Qeveritar, sëbashku me Zv.Kryeministren. E kemi vlerësuar që të vijmë në një stabiliment, që i përket sigurisë ushqimore, prodhimit të ushqimeve. Biseduam për eksperiencën tuaj, ju jeni një baxho, që keni zgjidhur një problem shumë të madh, që është tregu, dhe këtë e keni bërë jam i sigurt, përmes cilësisë së produkteve. Nevoja për të rritur investimin do të mbështetet nga qeveria për të gjithë bizneset, sidomos të fushës të sigurisë ushqimore, por në përgjithësi, bujqësia edhe blegtoria, do mbështeten këtë vit me më shumë fonde. Fondi përmes AZHBR–së, i mbështetjes financiare do të jetë pothuajse dyfish krahasur me të kaluarën. Janë 2.6 miliard lekë. Por një gjë janë lekët, një gjë tjetër janë standardet e siugurisë ushqimore dhe padyshim, tregu. Tregu është sfida juaj, se ne jemi në një ekomoni tregu sot, dhe biznesi e merr vetë atë risk përsipër. Standardet janë përgjegjësia juaj dhe detyra jonë për t’i garantuar. Kështu që kërkesat tuaja, për të marrë financim për projektin e ri, të zgjerimit të kësaj fabrike të përpunimit të qumështit, nga ne natyrisht, që i ka të gjitha shanset, për të marrë përgjigje pozivite, të mbështetet, sipas kushteve dhe kritereve të Agjencisë të Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, por duhet ta theksoj nevojën për të vendosur standarde të larta të sigurisë ushqimore. Pra, nëqoftëse ne, do t’ju mbështesim me subvencion, me grant, por edhe me mundësi të tjera të financimit përmes Fondit të Garancisë, që janë kreditë e buta. Kredi të buta, të garatuara shteti dhe nga BERZH-i apo Banka Gjermane KFW. Ju duhet të garantoni një standard më të lartë të sigurisë ushqimore.Këtu në Dibër, kemi si në të gjithë Shqipërinë, kemi filluar një reformë, një aksion, që është pjesë e një reforme, për disiplimimin e therjeve. Situata për momentin është problematike, sepse asnjë thertore nuk e kaloi klasën. Të gjitha ishin jashtë standardit. Ju kemi dhënë detyra për t’i plotesuar dhe sapo, të plotësojnë kushtet do të rihapen, një apo dy, apo aq sa mund të plotësojnë kushtet. Shumë shpejt do të fillojmë me qumështin dhe përpuminin e qumështit. Nuk kemi filluar akoma të inspektojmë baxhot apo fabrikat e përpunimit të qumështit. Kështu, që po ua them, që tani, që ne jemi gati t’ju mbeshtesim, por nga ana tjetër duhet ta kuptoni që tani standardi është numër një. Siguria ushqimore ka lidhje me jetën e qytetarëve, ndaj dhe për këtë arsye është dyfish e rëndësishme. P.sh, kur të bëni baxhon e re, përmes financimeve dhe mbështetjeve tona, nuk duhet të lejohet, në asnjë mënyrë, që unë dhe Zv.Kryeministrja dhe te gjithë të tjerët, të hyjmë, siç kemi hyrë këtu sot, pra pa kushtet higjenike, përparëset etj. Sepse kontrolli do të jetë shumë i fortë. Edhe mënyra, sesi do të mblidhet qumështi te fermerët do të jetë gjithashtu shumë strikte. Jo me kova plastike edhe më gjithë lloje mënyrash, sesi bëhen tani. Duhet të merret vetëm nga lopët që janë të kontrolluara nga një veteriner, që ka një pasaportë të kontrollit, që kanë matrikullim. Transporti duhet të bëhet sipas standardeve ligjore me tanke inoksi etj. Pra, të gjitha kushtet duhen plotësuar dhe në këmbim të kësaj, ne do të japim mbështetje financiare. Mbështetja financiare për këtë sektor, këtë vit do të jetë më e madhe, sesa mundësitë që sektori ka për t’i përthitur. E kam fjalën, që ne kemi sot më shumë lekë, edhe falë programit që do të hapim me Bashkimin Evropian, Ipard-I, por edhe programe të tjera, Fondi i Garancisë me BERZH-in, Fondi i Garancisë me Bashkimin Evropian dhe me Bankën KFW. Por, çështja është nëse do t’i përthithim dot ato? Që t’i përthithim kërkohet një gjë, sa e thjeshtë, aq dhe e vështirë për t’u realizuar, në gjithë këto vite. Kërkohet të zbatohet stardardi ligjor. Zbato ligjet dhe rregullat tona! Kështu, që do t’ju lutesha, projektin që keni hartuar, ta rishikoni dhe njëherë me specialistë të fushësh. Ju jeni vetë specialistë, të merrni nga njëra anë projektin, nga ana tjetër, kërkesat e standardit ligjor, t’i plotësoni të gjitha, një për një, dhe të jeni shumë rigorozë në zbatim. Sepse siguria ushqimore është në Shqipëri, duhet ta pranojmë në këto vite, nuk ka qenë, siç e duam të gjithë, siç e kërkon çdo qytetar. Kjo është arsyeja! Ju p.sh, megjithëse keni treg, po keni treg të brendshëm, ndërkohë pse jo, ju mund të pretendoni edhe të ekportoni, pas 5 vjetësh ose pak një farë kohe. Por, sot neve na është ndaluar eksporti. Pse n’a është ndaluar të eksportojmë? Sepse, vetë ligjet që kemi hartuar, nuk i zbatojmë. Kështu, që hajde të fillojmë një punë të re, me ju dhe me të gjithë të tjerët, dhe po shfrytëzoj këtë komunikim publik dhe për t’i folur të gjithë atyre, që janë operatorë në këtë sektor, duke filluar një rradhë të re, të respektimit të standardeve. Mbështetja nuk do t’ju mungojë. Pra do na keni pranë edhe me asistencë, edhe me financime grantesh, edhe me financime kredi të buta, por për standardet, duhet të jeni vetë përgjegjës. Mos kurseni në standard, mos kurseni në bluza të bardha, mos kurseni në teknologët, apo në atë që quhet menaxhimi i cilësisë, sistemet e menaxhimit të cilësisë, sepse ajo përkthehet në ekonomi, por ana tjetër është kërkesë ligjore. U zgjata pak, por dua ta shfrytëzoj këtë moment, për t’u dhënë mesazh të gjithëve. Ju mbase jeni nga më të mirët. Kemi shumë fabrika të tjera të përpunimit që janë shumë më larg standardit. Do punojmë një për një me të gjithë, që të arrijmë këtë standard.
Duam që veterineri, që është i punësuari i një thertoreje, apo i një fabrike të përpunimit të qumështit, në përgjegjësinë e vet, të kontrollojë, të vetkontrollojë fabrikën, për të cilën punon. Inspektorët do t’i vizitojnë shumë rrallë, stabilimentet e përpunimit. Por, ama në momentin kur inspektori vjen dhe kontrollon, standardet nuk janë plotësuar, përgjegjësia do të jetë e vetë subjektit dhe e vetë veterinerit në rastin konkret, që ka çertifikuar prodhimin. Drejt kësaj duam të shkojmë. Vetëm, siç e tha Zv. Kryeministrja, duhet të ecim paralel. Kjo është një marrëdhënie, ku fitojnë të dy palët. Ju bëni biznesin tuaj, rriteni dhe zhvilloheni, ky është thelbi i këtij sistemi të ri, të ekonomisë së tregut, ne nga ana tjetër duke ju mbështetur juve, rrisim më shumë punësimin dhe garantojmë ushqime më të sigurta për qytetarët.

