Peleshi: Do heqim TVSH për mjetet e bordeve të anijeve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zhvilloi një bashkëbisedim me peshkatrë në portin e ri të peshkimit në Durrës, ky takim përkoi edhe me lirimin e këtij porti nga mjete të tjera detare të cilat qëndronin atje në mënyrë abusive. Ministri Peleshi garantoi se ky port nga sot e në vazhdim do të jetë vetëm në shërbim të anijeve të peshkimit.

 “Së pari dua ta them që jemi në një port, në një investim të ri, që i cili vetëm sot në fakt ka filluar të përdoret nga anijet e para, nga dy anije të peshkimit, për shkak se ka qenë i okupuar nga mjete të tjera, jahte private e të tjera, që nuk kanë lidhje me qëllimin për të cilin ky port është ndërtuar.  Unë po e them sot dhe natyrisht do ta dëgjojnë dhe strukturat tona shtetërore, policia kufitare etj, që ky port nga sot e në vazhdim, duhet të mbahet i paprekur nga asnjë lloji mjeti tjetër, përveçse nga ato për të cilat është ndërtuar, pra nga anijet e peshkimit.”

Në vijim të fjalës së tij z. Peleshi ka folur për masat e reja që ka ndërmarrë qeveria në favor të kësaj industrie, si një sektor me një rendësi të veçantë

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Gjithë strategjia jonë e mbështetjes së këtij sektori është si të ulim kostot. Dhe kjo nuk është një shpikje, nuk do ndonjë lloj filozofie të madhe. Natyrisht një sektor mbështetet duke e bërë atë konkurrues. Ulja e kostove arrihet përmes uljes së kostove finaciare, por edhe kostove burokratike, apo administrative. Heqja e aksizës për naftën, për peshkimin, tregoi që menjëherë i dha një impuls këtij sektori. Sot brenda këtij viti në paketën e re fiskale, pra ne sot po punojmë që në paketën fiskale për vitin 2018, të futim përjashtimin nga tatimi i vlerës së shtuar për gjitha mjetet e bordeve të anijeve.”- është shprehur ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

 “Une e pashë sot edhe nga afër dhe sa më thanë që për një anije, investimi për një anije, mjete bordi, rrjeta, apo mjete elektro- mekanike etj, që unë nuk i njoh shumë, shkon 20000 mijë euro në vit. Pra përjashtimi nga TVSH-ja për një anije, është i konsiderueshëm, shto pastaj 200 apo 218 në mos gaboj anije mbi 12 m, dhe në total numri shkon mbi 500 anije në vendin tonë. Është një mbështetje shumë e  madhe. Formalizon sektorin, sepse deri dje duke qenë se kostoja ka qenë e madhe, dhe ne jemi te vetëdijshëm që një pjesë ndiqte rrugë informale, ndërsa sot me përjashtimin nga tatimi i vlerës së shtuar, sektori formalizohet edhe të njëjtën kohë mbështetet me një ulje të kostos, që do të jetë e ndjeshme mesa kuptova edhe sot. Përveç lehtësimit të uljes kostove finaciare, ne do të ulim dhe kostot administrative apo burokratike apo logjistike.”

Fjala e Niko Peleshit:

Faleminderit dhe mirë së keni ardhur. Ky është një takim shumë i rëndësishëm për ne sepse siç e tha dhe kryetari i bashkisë kjo është një ekonomi që e ka treguar se me pak mbështetje të deri tanishme  është rritur shumë. Peshku, pra si produkt, si mall qoftë ai i freskët, qoftë edhe ai i përpunuari i ardhur nga importi, i përpunuar këtu, i eksportuar pastaj drejt vende të ndryshme dhe Bashkimit Evropian, ka treguar qe se është rritur me shpejtësi dhe kapur kreun e eksporteve shqiptare. Kështu që është e leverdishme edhe për sektorin nga njëra anë, pra për operatorët, për peshkatarët, pronarët e anijeve, përpunuesin, por edhe për shtetin, që ky sektor të mbështetet me të gjitha mënyrat dhe mjetet që ne kemi në dorë. Tani unë nuk jam një ekspert i kësaj fushe, sepse vij nga mali, jo nga deti, megjithatë kam në krah një zëvendësministër që është, ju besoj e njihni të gjithë, është ekspert për një kohë të gjatë i kësaj fushe, dhe besoj se brenda pak ditëve kemi bërë disa lëvizje që mendoj janë ato të shumëpritura. Së pari dua ta them që jemi në një port, në një investim të ri, që i cili vetëm sot në fakt ka filluar të përdoret nga anijet e para, nga dy anije të peshkimit, për shkak se ka qenë i okupuar nga mjete të tjera, jahte private e të tjera, që nuk kanë lidhje me qëllimin për të cilin ky port është ndërtuar.  Unë po e them sot dhe natyrisht do ta dëgjojnë dhe strukturat tona shtetërore, policia kufitare etj, që ky port nga sot e në vazhdim duhet të mbahet i paprekur nga asnjë lloji mjeti tjetër perveçse nga ato për të cilat është ndërtuar, pra nga anijet e peshkimit. Do të vazhdojmë investimet në këtë port, sepse siç jam informuar edhe nga zv.ministri edhe nga biseda e shkurtër që patëm tani, kemi  mundësi  që me disa investime të vogla të rrisim kapacitetin,  në mënyrë që porti mund të akomodojë të gjitha anijet dhe nevojat që ky sektor ka sot. Gjithë strategjia jonë e mbështetjes së këtij sektori është si të ulim kostot. Dhe kjo nuk është një shpikje, nuk do ndonjë lloj filozofie të madhe natyrisht një sektor mbështetet duke e bërë atë konkurrues. Ulje e kostove arrihet përmes uljes së kostove finaciare, por edhe kostove burokratike, apo administrative. Heqja e aksizës për naftën, për peshkimin tregoi që menjëherë i dha një impuls këtij sektori. Sot brenda këtij viti në paketën e re fiskale, pra ne sot po punojmë që në paketën fiskale për viti 2018 të përjashtojmë, të futim përjashtimin nga tatimi i vlerës së shtuar për gjitha mjetet e bordeve të anijeve. Une e pashë sot edhe nga afër dhe sa më thanë që për një anije, investimi për një anije, mjete bordi rrjeta, a mjete elektro- mekanike etj, që unë nuk i njoh shumë shkon 20000 mijë euro në vit pra përjashtimi nga tvsh-ja është për një anije, është i konsiderueshëm, shto pastaj 200 apo 218 në mos gaboj anije mbi 12 m dhe në total numri shkon mbi 500 anije në vendin tonë është një mbështetje shumë e  madhe. Formalizon sektorin sespe deri dje duke qenë se kostoja ka qenë e madhe dhe ne jemi te vetëdijshëm që një pjesë ndiqte rrugë informale ndërsa sot me përjashtimin nga tatimi i vlerës së shtuar, sektori formalizohet edhe të njëjtën kohë mbështetet me një ulje të kostos që do të jetë e ndjeshme mesa kuptova edhe sot, përveç lehtësimit të uljes kostove finaciare, ne do të ulim dhe kostot administrative apo burokratike apo logjistike. Këtu përballë kemi disa frigoriferë.  Pra një investim i ri, i cili nuk mund të quhet akoma një markatë e mirëfillitë, mesa edhe ma konfirmuat ju, ka nevojë për një investim tjetër për t’a shoqëruar edhe pikërisht me markatën pra me vendin ku do të kryhet shitja ankandi i peshkut. Unë jam këtu jo vetëm për indeksuar me ju, sepse është nga sektorët që unë s’mund të jap leksione në fakt dua më shumë të dëgjoj, por dua që shumë shkurt  po ju informoj me planet që ne kemi edhe vullnetin tonë, ne duam që brenda këtij mandati të katërt portet kryesore të peshkimit të mund të ndërtojmë markata të mirefillta brenda standratit të Bashkimit Evropian,  brenda vitit që vjen ne kemi planin tonë 300 ditor, ne do ndërtojmë markatën e Shëngjinit. Në buxhetin e këtij viti MInistria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka futur investimin, pra nuk është një dëshirë apo një premtim elektoral, është një projekt i buxhetuar ne buxhetin e vitit 2018. Është një investim që do të shkojë rreth 800 mijë ose 1 milion euro. Pyetja që unë kam edhe që do doja ta diskutoja me ju është, se cila mendoni ju që  është mënyra më e mirë e menaxhimit të këtyre strukturave, pra të merkatave. Sepse unë jami bindur që shteti mund t’a investojë, ministria mund t’a investojë, por një menaxhim professional, ne me strukturat tona nuk e bëjmë dot. Kështu jemi të gatshëm edhe shumë të dëshiruar që  të bashkëpunojmë me shoqatat tuaja ose me bashkitë, ose me të gjitha format që propozoni dhe ne bien dakort, në mënyrë që investimi mos shkojë dëm dhe menaxhimi t’a vërë atë në funksionim të plotë për t’i krijuar një treg të shkathët, që pra reagon shumë shpejt ndaj kërkesave tuaja. Pra brenda këtij viti siç thash do heqim tvsh-në. Brenda 300 ditëve do të ndërtojmë markatën e  Shëngjinit. Këtu duhet një investim tjetër pë ta kthyer në një markatë të mirëfilltë, nëqoftëse biem dakort që duhet të jetë mbrapa frigoriferëve markata e re, pastaj vazhdojmë edhe me Vlorën dhe me Sarandën. E përsëris dhe njëherë që si kërkesë ndaj vetes pra ndaj institucioneve tona, policisë kufitare, por edhe shoqatës tuaj, që  të gjithë sëbashku t’a mbajmë këtë port, natyrisht të pastër edhe të paprepkur, nga çdo mjet tjetër privat që është i palejuar të hyjë këtu, dhe kjo është minimum, kjo është detyra jonë, por edhe t’a zhvillojmë duke shtuar kapacitetet. Edhe gjë tjetër, të fundit, kemi bërë gati listën që duket një gjë shumë e thjeshtë në fakt, por mesa jam informuar ka mbajtur të bllokuara për shumë kohë te investimet për shkallët e remontit të anijeve apo të kantiereve që lidhet me tranferimin në përgjegjësi administrimi të porteve dhe kantiereve detare tek minsitria e bujqësisë. Kjo lloj problematike që lidhet me pronën dhe ju e dini sesa problematike është prona në përgjithësi në Shqipëri, jam i informuar që ka mbajtur shumë iniciativa private për të investuar në shkallë apo kantiere remonti, i ka mbajtur të bllokura. Ky treg nuk është i vogël në fakt, është rreth 5 milion euro në vit, tregu i remontit që detyrohet të shkojnë jashtë për shkak se këtu nuk zhvillohen dot këto lloji investimesh. Kështu që ne jemi duke bërë detyrën tonë, unë kam firmosur tani listën e gjithë pronave që duhen të kalohen në përgjegjësi administrimi të Minsitrisë së Bujqësisë. Ju, kush ka interes dhe iniviativë private për të investuar shumë shpejt kjo gjë do të jetë e mundur edhe nga pikëpamja burokratike në mënyrë që edhe këtë treg, këto 4,5 milionë apo 5 milionë euro që shkojnë jashtë Shqipërisë, mund të ngelen këtu. Unë këto mesazhe kisha për sot, ndërkohë do të doja të dëgjoja edhe cilat janë dhe nevojat, problemet dhe propozimet tuaja.

Faleminderit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?