Pengu i ministres Kodheli: Dua një familje më të madhe

Ministrja Mimi Kodheli, e martuar prej 27 vitesh me Lekë Kodhelin, ka thënë se i vetmi peng për martesën është se do të donte të kishte më shumë fëmijë.

Ajo ka vetëm një djalë, për të cilin ka thënë edhe më parë se është më i rëndësishmi në jetën e saj.  “27 vjet martesë me Lekën: Çelësi është respekti i ndërsjelltë”, e shpjegoi ajo jetëgjatësinë e marrëdhënies së tyre.

“Çfarë na mbetet pa realizuar? Ndoshta fëmijë të tjerë”. Sa i takon marrëdhënies me djalin e vetëm, ajo e ndan krejtësisht nga detyra si ministre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si çdo nënë me djalin e vete. Nuk e ndryshon detyra ime si ministre”, theksoi ajo gjatë një interviste në “Vila 24”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse do të kishte një vajzë, Kodheli mendon se do të ishte më e lidhur me babanë, ndërsa pranon se është shumë e lidhur me djalin, ndonjëherë duke kaluar në ndjesi të tepruar mbrojtjeje.

“Gratë kanë prirjen për të qenë mbrojtëse të familjes dhe të fëmijëve. Unë e mbroj tim bir në mënyrë të ekzagjeruar. Por, nënës i falen këto gjëra”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?