Për shoferët: Të gjitha rrugët e bllokuara nga ujrat dhe dherat

Autoriteti Rrugor bën publike situatën në akset rrugore por dhe në qarqe të ndryshme të vendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Ora 11: 30 ka bllokime aksesh nga uji por dhe rrëshqitje të dherave. Drejtuesve të mjeteve u bëhet apel të bëjnë kujdes ne qarkullim, sidomos ne akset ku ka prani te materialeve ne rruge.

Tiranë- I bllokuar nënkalimi tek City Park

Ka rreshje te dendura ne te gjithe qarkun. Në segmentin rrugor  Tiranë – Durres, në rrugën që shkon për  tek nënkalimi i City Park, rruga është e bllokuar pasi ka një cedim ( ulje  te madhe). Janë marrë masat me plotësim sinjalistike. Po punohet nga firma kontraktore per normalizimin e situates.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani Superstrada Tirane – Durres nuk ka probleme per qarkullimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne segmentin rrugor Lanabregas – Uzina Traktori, ka prani te ujit ne rruge. Firma po punon per zhbllokimin e tombinos me mjete dhe punetore, si dhe po ben mbushjen e pjeses se poshtme te saj me materiale Nuk ka problem per qarkullimin ne kete segment.

Durrës- Në zonën e Shkëmbit te Kavajes, ka prani te ujit ne rruge. Kontraktori po punon me mjete dhe forca per largimin e ujit me ane te pompave.
Grumbullim aluvionesh ka edhe tek rruga e Spillese, por po pastrohen nga kontraktori.

Ne te gjitha akset e tjera  qarkullohet normalisht.

Vlorë- Ne aksin Qafa e Dushkut – Kuç, eshte demtuar Ura qe lidh Lepenicen me Brataj, nga prurjet e lumit. Kalimi eshte devijuar deri ne ndertimin e nje ure te re.

Kukës- Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun. Ne disa  nga akset e këtij Qarku ka prani të materialeve në rruge. Firmat kontraktore po punojne me mjete dhe fuqi punëtore për pastrimin e akseve.

Në aksin Kukes – Qafe Shllak, ku ka patur nje shëmbje te rruges, kalimi  kryhet  vetem për mjetet e vogla dhe furgonat.  Firma kontraktore po punon per mbajtjen nen kontroll  te situates. Situata e pandryshuar prej disa ditesh.

Ne aksin Krume – Qafe Prush, ne Vlane, ka nje shembje ne gjatesi rreth 50 ml, rruga eshte 1 kalimshme. Pjesa tjeter e aksit nuk ka probleme per qarkullimin. Situata e pandryshuar prej disa ditesh.

Dibër – Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun. Në disa  akse  të ketij Qarku ka prani te materialeve  dhe uji ne rrugë, por pa problem per qarkullimin e mjeteve. Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe fuqi punëtore të shtuar për pastrimin e akseve.

Aksin K. Hadroj – Qafe Bene, eshte hapur me dy kalime ne te gjithe gjatesine e tij. Megjithate here pas here ka renie guresh e dherash nga rreshjet. Firma kontraktore po ben pastrimin e aksit. Situata tek Tuneli i Gjegjanit  eshte normalizuar dhe rruga eshte e hapur. Po punohet nga kontraktori për pastrimin e saj nga dherat .

Ne aksin Skuraj – Burrel, ka demtime te shpatullave te ures ne hyrje te Klosit, nga prurjet e lumit.

 Shkodër- Ne disa akse te ketij Qarku ka probleme, sic  jane: Shkoder – Qafë Qele, ku ka shembje të trupit te rruges.

Te  Harku i Berdices, situata eshte normalizuar, qarkullimi kryhet normalisht. Ne te gjitha akset po punohet me forca dhe mjete per  pastrimin e akseve.  Qarkullimi eshte normal.

Ne akset Puke – Fushe Arrez, Fushe Arrez – Qafe Mali – Qafe Shllak, ka patur renie guresh e dherash ne rruge. Kontraktoret e akseve po punojne per pastrimin e akseve. Qarkullimi eshte normal ne keto akse.

Edhe ne aksin Qafe Mali – Fierze, ka patur renie guresh e dherash, te cilat po pastrohen nga kontraktori. Ne kete aks kontraktori ka bere pastrimin e kunetave, tombinove dhe kanaleve anesore te rruges.

Renie guresh e dherash ka patur edhe ne akset Qafe Laç – Koman dhe Hani i Hotit – Tamare, si pasoje e rreshjeve te nates se kaluar. Kontraktoret kane bere pastrimin e akseve dhe qarkullimi eshte normal ne keto akse.

Ne aksin B. Curri – Valbone, prurjet e shumta kanë gërryer nje pjesë te rrugës.  Ne vend  ka prani te mjeteve dhe fuqi punetore te shtuar te kontraktorit, te cilet bejne pastrimin e aksit nga renia e here pas hershme e gureve dhe dherave.  Eshte vendosur sinjalistika perkatese qe tregon ngushtimin e seksionit te rruges. Ne keto momente rruga eshte hapur me nje kalim.

Ne akset e Tropojes ka patur renie guresh dhe dherash ne rruge, qe po pastrohen nga kontraktoret.

/Oranews.tv/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?