Për të rregulluar dritaren e garazhit lë 2500 banorë pa drita
Do të rregullojë dritaren e garazhit por dëmton fidrin duke lënë pa energji rreth 2500 banorë të Beratit.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) përmes një njoftimi për shtyp informon se ky dëmtim, preku 17 kabina, duke lënë pa energji elektrike rreth 2500 abonentë të zonave nga “Rruga e Elbasanit”, përballë Ambasadës Amerikane, duke vijuar më tej pranë zonës së ish-stadiumit “Qemal Stafa”, dhe deri te Garda e Republikës, pranë liqenit.
OSHEE, mori menjëherë masa, duke bërë marrë energji nga një lidhje tjetër unazore, dhe rikthimin e energjisë elektrike brenda 20 minutash.
Ndaj Astrit Kërçiku, u bë kallëzimi në polici, për të vijuar më tej hetimet

