Përdhunimi i 13-vjeçares, Nëna: Më tha që s’do ta prekte me dorë, e drogoi

Një 13-vjeçare që bashkëjetonte me një 22-vjeçar, pas një viti nga jetesa me të, është përdhunuar. Akti i rëndë ka ndodhur në Sarandë, aty ku prindërit e vajzës 13-vjeçare nga fshati Çukë kanë zbuluar detaje mbi aktin e rëndë të përdhunimit. Vajza e tyre pas një viti nga jetesa me 22-vjeçarin Vangjel Selimi, ra pre e përdhunimit dhe e gjitha pasi ata ishin vetëm në shtëpi. Lidhja e tyre kishte ardhur pas miratimit të plotë të prindërve të vajzës.

Të rënduar psikologjikisht nga akti i rëndë, ata kanë guxuar të flasin për mediat dhe të rrëfejnë historinë e rëndë. Nëna e saj, Oltjana Garo deklaron se kishte aprovuar që i riu të jetonte me vajzën, duke marrë premtimin se ai nuk do ta prekte të miturën derisa ajo të arrinte një moshë madhore. Por në momentin e parë që qëndruan vetëm, 22-vjeçari përfitoi duke e droguar e që më pas abuzoi me të. “Djali e pranonte, vajza jo, atëherë e revoltuar me gjithë bashkëshortin shkuam në maternitet. Vajza ia tregoi të atit, u revoltova për atë që ndodhi, ai e kishte droguar vajzën me kanabis dhe ajo s’mbante mend asgjë”,-thotë nëna.

I ati i të miturës kërkon që drejtësia të bëj punën e saj dhe ta dënojë të riun. “Nëse ai i ka bërë vajzës këto gjëra për mua ligji të vazhdojë me detyrën e tij, jo 100 por 101, gabimi është i tij, jo i vajzës së mitur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Motra e Selimit

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagim ka edhe nga familja e 22-vjeçarit. Është motra e Vangjel Selimit, ajo që është shprehur se nuk ka asgjë të vërtetë në rrëfimet e prindërve të vajzës. Sipas saj, e gjitha ka ardhur pasi prindërit e vajzës, kishin planifikuar që ta martonin me dike tjetër. “Ata donin ta martonin me një tjetër dhe shpikën këtë histori”,-thotë ajo. Pasi rezultati mjekoligjor vërtetoi se 22-vjeçari ka abuzuar me 13-vjeçaren. Vangjel Selimi u arrestua nga policia dhe do të përballet me veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Policia

“Më datë 05.11.2017, prej Specialistëve të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë është arrestuar në flagrancë shtetasi: Vangjel Selimi, 21-vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë”,-shkruhet në njoftimin e policisë. Vangjel Selimi është arrestuar prej policisë sepse nëna e 13-vjeçares bëri kallëzimin se 22-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale nën ushtrimin e dhunës me vajzën e mitur. Gjithashtu edhe në përfundim të rezultatit mjekoligjor ka rezultuar se Selimi ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?