Përfaqësues të Samitit të Diasporës vizitojnë Beratin

-Përfaqësues të Samitit të Diasporës vizitojnë Beratin.

-Vizita e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë në bashkëpunim me Bashkinë Berat .

-Të mrekulluar nga vlerat e qytetit 2400- vjecar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth njëqind pjesëmarrës të Samitit të Diasporës ,të cilët ndoqën punimet e dy ditëve të fundit në Tiranë, kanë vizituar sot qytetin e një mbi një dritareve, Beratin. Vizita u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit.Pjesëmarrësit,Shqiptarë,të cilët jetojnë dhe punojnë në rreth 40 shtete të Botës, vizituan Kalanë e qytetit dhe atraksionet turistike dhe kulturore të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë vizitës në Kala, u ndalën në Muzeun e Ikonave ‘’ Onufri’’ ku u njohën me veprat e artit të shkollës së Onufrit dhe pasardhësve të tij, mjeshtërit ikonografë.Pjesë e vitiates ishte edhe itenerarin e brendësitë rrugicave gjithë sharm të Kalasë, ku vizitorët u ndjenë në një atmosphere të këndshme historike të ofruar nga fortifikimet, banesat dhe rrënojat arkeologjike të Kështjellës.Më pas vizita vijoi në pikën panoamike të Kalasë, ku shijuan pamjen e bukur dhe peisazhin e luginës së Osumit dhe qytetin .

Të pranishmit u pritën nga NënKryetare e Bashkisë Z. Teuta Mucogllava, e cila i ftoi pjesëmarrësit të bashkëpunojnë me Bashkinë e Beratit, në funksion të realizimit të projekteve të përbashkëta në dobi të qytetit dhe vendit tonë, duke kontribuar me idetë dhe eksperiencat e tyre të fituara gjatë ushtrimit të aktivitetit në vende të ndryshme të Botës.

Të entuziuazmuar nga vlerat e historisë, arkitekturës dhe artit në Berat, përfaqësuesit e Diasporës shprehën vlerësimin e tyre për trashëgiminë kulturore të qytetit, Sit i Unesco-s dhe për vlerat turistike që ai mbart, dhe që mund të bëhën burim zhvillimi për turizmin kulturor dhe historik.

b2 b4

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?