Përfundon 0:1 Shqipëri-Itali. Arbëreshi Candreva ndëshkon kuqezinjtë

https://www.facebook.com/Shqiptvhd.comm/videos/1953709161569156/

Italia e madhe ka mundur Shqipërinë në “Loro Boriçi”. Pjesa e parë është mbyllur barazim.

Pjesa e dytë e ndeshjes ka nisur me dominimin e Italisë në fushë. Në minutën e 73′ Candreva, lojtari i Interit kalon në avantazh Italinë. Candreva është lojtar i kombëtares italiane me origjinë shqiptare, pasi është nga arbëreshët e italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja u mbyll 0-1 për Italinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Statistikat e pjesës së parë

Formacionet e ekipeve

Shkodra “ndizet” nga tifozët kuqezi

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=u4jqj8Dq8cw” width=”560″ height=”315″]

Një atmosferë tepër e zjarrtë në qytetin e Shkodrësi. Grupet e tifozëve kuqezi kanë zaptuar rrugët e qytetetit dhe nuk rreshtin së brohorituri për asnjë minutë. Stadiumi plot e përplot.

Kombëtarja e Italisë, e cila do të zhvillojë ndeshjen e fundit të fazës së eliminatoreve me Shqipërinë, mbërriti dje në mbrëmje në Shkodër. Disa tifozë kanë thirrur “Forza Juve” teksa nga autobusi zbriste Leonardo Bonuci, që këtë verë u transferua në Milan.

Rama në Shkodër: Le të fitojë më i miri, por fitorja Shqipërisë ju sjell fat!

Në prag të ndeshjes Shqipëri-Itali, në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës është hapur ekspozita “Katër herë kampion”.
I pranishëm në aktivitet ishte përveç kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministri dhe lideri historik i PS-së, Fatos Nano. Kryeministri Rama tregoi “rrënjët” që e lidhin me futbollin italian, ndërsa uroi që të fitonte më i miri.
Rama: Duke parë kupën e 82-n, u kujtova për atë ditë sepse tifozi i parë italian që kam njohur i shte gjyshja ime, sepse ajo ishte italiane. Më mësoi italishten kur isha i vogël. Jemi rritur me dashuri për futbollin italian. Shqipëria në atë kohë ishte e izoluar. Çdo të diel duket sikur dëgjonim zëra që vinin nga Marsi apo Hëna. Ajo fitore më bëri të mendoja për gjyshen time. Ishte një ndër ditët më të bukura të jetës si një tifoze e çmendur e Italisë. Le të fitojë më i miri. Por edhe po të fitonte Shqipëria do të na bëhej qejfi sepse edhe një humbje në Shqipëri do t’u sillte fat.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1087833891341732/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?