Përfundon ndërhyrja në kanalet kulluese të Laçit
Bordi i kullimit ka përfunduar ndërhyrjen në kanalet kulluese dhe ato vaditëse në Laç.
Mungesa e investimeve në këto kanale, emergjencat civile, e vlerësuan si shkakun kryesor që shkaktoi përmbytjen para 2 muajve; me bilancin 1 viktimë dhe dhjetra shtëpi e qindra ha tokë bujqësore në ujë.
Me këtë ndërhyje, sipas bashkisë së Kurbint dhe bordit të kullimit reduktohen përmbytjet deri në shmangie gjatë reshjeve intesive që priten në sezonin e dimrit.
Banorët kërkuan dëmshpërblime nga përmbytjet për shkak të dëmenve të mësuara në banesa dhe fermerët në tokat buqësore.
Dëmet janë inventarizuar nga pushteti vendor, ndërsa ata janë në pritje të kompesimit financiar.

