Përgatitet amnistia, lirohen 1000 të burgosur

Festat e fundvitit, do vijnë me një dhuratë speciale për ato familje që kanë të afërm të tyre në institucionet e vuajtjes së dënimit. Amnistia pritet të përfshijë të gjithë të burgosurit, me përjashtim të atyre që janë me burgime të përjetshme.

Drafti është duke u hartuar në Ministrinë e Drejtësisë, e cila me gjasa do të propozojë që të gjithë të dënuarve t’u falet nga një vit nga dënimi që ju ka mbetur. Sipas burimeve janë rreth 4 mijë të dënuar që do të përfitojnë, prej të cilëve rreth 1 mijë pritet të lirohen menjëherë.

Të dënuarit që pritet të lirohen janë kryesisht të dënuar për vjedhje ose rilidhje të energjisë ndërtime të paligjshme apo dhe për drejtime mjeti nën efektin e alkoolit ose pa patente. Kjo kategori të dënuarish kanë marrë dënime penale që variojnë nga disa muaj deri në një vit burgim dhe përfitojnë menjëherë lirimin nga ambientet e vuajtjes së dënimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nga ana tjetër po harton listat e sakta me personat e dënuar që do të përfitojnë ulje të dënimit dhe lirimin nga qelitë e burgut, në mënyrë që amnistia të zbatohet plotësisht para festave të fundvitit, në frymën e të cilave po bëhet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?