Përgjaken rrugët/Aksident në Kukës, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur
Ende pa u mbyllur ngjarja e Lezhës një tjetër ngjarje e rëndë vjen nga Kukësi, ku ka ndodhur një aksident i rëndë me 2 viktima dhe 2 të plagosur. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Nimçë ku si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga një automjeti tip “Benz”.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi M.H., 45 vjeç, dhe pasagjeri shtetasi R.K, 50 vjeç, banues në fshatin Nimçë.
Policia thotë se është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, Xh.H, 34 vjeç dhe N.K, 11 vjeç që s’kanë probleme për jetën.

