Përgjimet/ Tahiri dhe Çako sot para Komisionit hetimor
Komisioni hetimor për pajisjen e përgjimit ‘IMSI Catcher’, pritet që të dëshojësot në një seancë dëgjimore ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin dhe kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çakon.
Mësohet se seanca dëgjimore për Komisionin hetimor “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të pajisjes “IMSI CATCHER” dhe realizimin nëpërmjet saj të përgjimeve të paligjshme” do të jetë në vazhdim të një seance më parë, ku i pranishëm ishte vetëm Çako, i cili u largua pas replikave të shumta me kreun e këtij komisioni, Flamur Nokën.
Ky komision do të shqyrtojë nëse është përdorur pajisja për përgjime të paligjshme brenda territorit të Shqipërisë. Pas zbulimit të faktit se Policia e Shtetit dispononte një pajisje të tillë përgjimi, Çako u pezullua nga detyra, e më pas Gjykata e rikthehu sërish në krye të Policisë së Shtetit. Ai bashkë me dy punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit u akuzuan për ‘shpërdorim detyre’.

