Përgjimi 11/ “S’i kemi punët mirë me shtetin, nuk na merr më…”, çfarë e shqetëson Moisi Habilajn

Përgjime të tjera, pjesë e dosjes së policisë italiane dërguar autoriteteve shqiptare, nxjerrin në dritë fakte për implikimin e policisë shqiptare me bandën e Habilajve. Lidhjet e bandes se Habilajve me persona me funksione në polici dalin edhe në një përgjim të datës 25 janar 2017, ku Nezari i tregon Miridianit se nuk i ka punët mirë me shtetin shqiptar. E ka fjalën për Policinë.

Nezari:
 Më tha sot Lolo (Florian Habilaj).

Miridiani: Që…

Nezari: “Nuk i kemi punët mirë me shtetin”. “Nuk na merr Dega e Brendshme”. Kështu u them unë atyre, “Dega e Brendshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një përgjim të datës 20 shkurt 2017, në orën 09:29, Moisi Habilaj dhe Nezar Seiti flasin për transportin dhe shitjen e drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në orën 09:34, Nezari thotë: Ta pyesim një herë atë se sa është copa, dhe shohim çfarë do thotë tjetri.

Në orën 09:37, Moisi Habilaj i thotë Nezarit që të shkojë ai vetë me Sabaudin Sulajn që të flasin për çmimin dhe më pas t’ua bënte të ditur atij për shpenzimet e transportit të drogës.

Në orën 09:38, Nezari i thotë se atyre do t’ua bëjë të ditur që “puna” nuk ishte vetëm e tyre dhe nuk kushton me mijëra euro.

Moisiu i përgjigjet se “puna” ka qenë gjithmonë te çmimi 800 euro.

Deri në orën 10:37, Moisiu dhe Nezari flasin për çmimin e drogës në Holandë.

Nezari thotë se i leverdis që ta shesë drogën me një çmim më të ulët dhe me para në dorë.

Një orë më pas, Moisiu dhe Nezari flasin për ngarkimin e drogës në furgon dhe për ardhjen e dërgesës nga Shqipëria. Biseda është konsumuar në automjetin “Fiat Panda”.

Nezari: A e bën dot… ta ngarkosh direkt?! A e ngarkon direkt menjëherë atë natë?

Moisiu: Po!

Nezari: E kuptoj… të mërkurën?

Moisiu:
 Eee.

Nezari: Për plakun do të ishte mirë që të çlodhej pak, por nuk përputhen ditët. Do të qetësohej “puna”. Nuk na premton koha…

Moisiu:
 Nëse ai vjen në orën 9, atëherë në 12 e mbarojmë.

Nezari: Furgoni vjen dhe ngarkohet direkt aty? E mban një furgon atë? Apo i ke thënë që ta gjejë një të madh?

/bw

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?