Përjashtoi Tahirin nga PS, Shkëlzen Berisha sulmon Ramën: Ti nuk e mbron si prind, por…

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, ka reaguar me një status në Facebook në lidhje me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama për deputetin Saimir Tahiri, pasi e përjashtoi nga grupi parlamentar i PS.

Sipas Shkëlzen Berishës Rama nuk e mbron Tahirin si prind, por si bashkëpunëtor në trafik.

“Rama nuk e mbron Tahirin si prind por si bashkepunetor ne trafik. Ligjit nuk i duhet perjashtimi i Tahirit por imuniteti qe e mbron nga Drejtesia”, shkruan Berisha, ndersa disa ore me pare ka komentuar po ne Facebook e tij:

“Rama nuk po e mbron Tahirin nga prokuroria por nga gjykata! Cfare krimi do luftoje policia, kur Rama i ka kthyer ne hamej te droges se Habilajve?”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?