Përleshje fizike te sheshi “Shqiponja”, procedohen 2 agresorët

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë dy persona, të cilët janë përfshirë në përplasje fizike me njëri tjetrin tek  sheshi “Shqiponja”. Sipas policisë, të proceduarit janë shtetasit me iniciale R.H dhe P.L, ndërsa nuk jepen detaje shtesë mbi motivet e ngjarjes.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, proceduan penalisht në gjëndje të lirë shtetasit R. H., dhe P. L.Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, në zonën e ish-doganës së vjetër, pranë sheshit “Shqiponja” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal”, njofton polcia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?