Përleshje me mjete të forta, një i vdekur në Kavajë

Një person ka humbur jetën pas një konflikti të ndodhur mëngjesin e të martës në fshatin Cikallesh të Kavajës. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ka mbetur i vdekur F. Çelhaka.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.40 ku viktima është përleshur me mjete të forta me Q. Çelhaka, me të cilin ka lidhje gjaku. Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur dhe një tjetër person i paidentifikuar, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të sqaruar rrethanat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?