Përmbarimi në Durrës tenton t’i nxjerrë nga banesa, 4 familje: Kemi dokumentet e pronësisë

Zyra Përmbarimore në Durrës me urdhër ekzekutiv nga ana e Gjykatës së Shkallës së parë tentoi të nxjerrë nga banesa katër familje të vëllezërve Ballshi.

Mesditën e sotme, përmbarimorët kanë shkuar në banesat e vëllezërve Ballshi në rrugën “Çajupi” në lagjen nr. katër për të nxjerrë familjet jashtë banesës.

Në mbështetje të përmbarueseve kanë qenë dhe efektivët e policisë. Pas më shumë se një ore, konflikt midis familjarëve dhe përmbaruesve që mbështeteshin nga policia, përmbaruesit u larguan, pa bërë dot urdhër ekzekutimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Petrit Ballshi njëri prej vëllezërve deklaroi se ata janë pronarë të ligjshëm të banesës së blerë prej tyre në vitin 1951 me vendim të ish-kuvendit popullor të asaj kohe. Ish kuvendi popullor ua shiti banesat dhe ju akordoi edhe fondet për ndërtimin e banesës në formën e kredive, të cilat i shlyen për vite me radhë. Ata disponojnë edhe dokumentacionin përkatës. Sipas Petrit Ballshit, familja Fora thotë që disponon dokumentacionin përkatës, si pronar i tokës, ndërkohë që sipas vëllezërve Belshi, familja Fora ka manipuluar provat me qëllim përvetësimin e pronës së tyre.
22447243_350128298746346_645498386_n
22446912_350128292079680_626291618_n
22471651_350128285413014_2146060520_n
22447469_350128138746362_138162301_n
Pas më shumë se një ore, policia dhe përmbaruesit janë larguar nga banesat e familjes Ballshi ndërsa nuk ka asnjë reagim nga ana e familjes. Familjarët thonë që pretenduesi i pronës së tyre është Thoma Fora, vjehrri i kryetarit të PD-së së Durrësit, aktualisht deputet, Oerd Bylykbashi. Çështja e ekzekutimit të vendimit është në Gjykatën e Lartë por nuk është marrë në shqyrtim edhe për faktin se në Gjykatën e Lartë mungojnë gjyqtarët të cilët kanë dhënë dorëheqjen apo iu ka mbaruar mandati.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?