Përmbytet sërish Shkodra, disa fshatra pa energji elektrike. Kërkohet ndihma e ushtrisë

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar rritje të nivelit të lumit të Bunës, ndërsa deri më tani, sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë e Shkodrës ka arritur në 1000 hektarë, nga 600 hektarë që ishin ditën e djeshme.

Njoftimi nga Bashkia e Shkodrës: 

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shenon kuotën 6.20 m nuk ka ndryshim me orën 19.00 të datës 18.01.2023 (kuota max 7.50 m )

Swiss Digital Desktop Reklama

Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shenon 7.85 m me nje rritje prej 23 cm më oren 19.00 te dates 18.01.2023 (kuota max 8.70 m).

Swiss Digital Mobile Reklama

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1000 Ha, me rritje prej 600 Ha nga dita e djeshme.

Njesia Administrative Dajç:

Fshatrat Mushan,Shirq,Suka Dajç jane pa energji elektrike.

Pjesa me e madhe e Njesise Administrative Velipoje eshte pa energji elektrike.

Njesia Administrative Ana e Malit:

Siperfaqja e permbytur eshte 1000 Ha, ka rritje me 600 Ha nga ora 19.00 e dates 18.01.2023

Rruga e Obotit e kalueshme vetem me mjete te larta.

Fshati Obot eshte pa energji elektike.

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.

Kerkohet nje mjet ushtrie I kalueshmerise se larte ne rrugen e Obotit,se bashku me 4 forca ushtarake.

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?