“Përmbytjet. Greqia është shumë afër nesh”
Përmbytjet kanë shkaktuar viktima dhe dëme të pallogaritshme në Greqi për shkak të motit të keq. Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu thotë se përmbytjet janë shumë afër Shqipërisë dhe marrja e masave nga institucionet shtetërore është emergjente.
“Greqia është shumë afër nesh që mos ta marrim seriozisht. Problemi qëndron në faktin që qeveria shqiptare nuk ka për momentin ASNJË institucion përgjegjës për administrimin e ujrave dhe parandalimin e përmbytjeve. E vetmja gjë që na ngelet është të shpresojmë tek Zoti”,- shkruan Vojo Bregu në Facebook.

