Përmbytjet vdekjeprurëse në Greqi, katastrofa natyrore shkakton 15 viktima (VIDEO)
Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e furishëm kanë lënë të vrarë së paku 15 veta në pjesën qendrore të Greqisë, ndërsa kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Qytetet industriale Mandra, Nea Peramos dhe Megara, të cilat ndodhen në perëndim të Athinës, janë goditur më së keqi.
Sipas disa njoftimeve, shumica e të vdekurve kanë qenë njerëz të moshuar, trupat e të cilëve janë gjetur benda shtëpive të tyre. Kryeministri Alexis Tsipras ka shpallur periudhë të zisë kombëtare. Moti i keq ka përfshirë pjesë të Greqisë që një javë.
Nga reshjet e mëdha të shiut, shumë shtëpi e dyqane janë përmbytur, ndërsa dhjetëra makina janë bllokuar në rrugët përreth. Shërbimi zjarrfikës u është përgjigjur më shumë se 500 thirrjeve për ndihmë.
“Çfarë t’iu them, e shikoni vet se ç’bëhet. U shembën muret dhe erdhën e u përplasen të gjitha automjet këtu. Uji ka hyrë brenda në të gjithë shtëpinë”, tha një grua e moshuar.
Specialistët konsiderojnë fenomenin e tejskajshëm si një “bombë meteorologjike”, e cila ka goditur zonat Nea Perama, Megara dhe Elevsina, pranë kryeqytetit grek. Probleme në qarkullimin e automjeteve ka pasur në rrugën nacionale Athinë-Korinth.

