Përmirësohet situata e zjarreve në Tiranë, tre vatrat nën kontroll pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri
Situata e zjarreve në zonën e Priskës paraqitet e përmirësuar këtë mëngjes, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe dy helikopterëve për shuarjen e tre vatrave të shfaqura mbrëmjen e së mërkurës.
Vatrat e zjarrit u evidentuan në fshatin Daias, mes Lundrës dhe Priskës, ndërsa ndërhyrja nga toka dhe ajri ka bërë të mundur frenimin e përhapjes së flakëve.
Aktualisht situata është përmirësuar, ndërsa zona vijon të monitorohet për të parandaluar riaktivizimin e vatrave.
Vatrat e zjarrit nisën pasditen e së mërkurës ndërsa gjatë gjithë natës forca zjarrfikëse, të policisë si dhe nga Forcat e Armatosura u angazhuan në luftën me flakët në afërsi të Lundrës, pranë fshatit Priskë.
Terreni i vështirë, i kombinuar me erën vështirësoi ndërhyrjen dhe përpjekjet për izolimin e vatrave. Në operacion u angazhuan gjithashtu banorë të zonës, në bashkëpunim me forcat e emergjencave.
Situata tashmë duket e përmirësuar dhe po mbahet në monitorim.
KOHA JONË SONDAZH

