Përplasen 5 automjete në autostradën Durrës-Tiranë, 7 të plagosur, humb jetën 1 person

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjsin e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përplasur pesë automjete. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se fillimisht një mjet me drejtues 45-vjeçarin H.B., është përplasur me një kamion e për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Më pas, në aksident janë përfshirë dhe 3 mjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia sqaron se drejtuesja e një prej mjeteve është larguar nga vendngjarja, por është shoqëruar nga efektivët për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Durrës/Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete. Shtetasi H. B., 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.

Më pas, në aksident janë përfshirë edhe tre mjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja dhe është shoqëruar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?