Përplasen dy makina, humb jetën një nga shoferët, tjetri plagoset rëndë

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident automobilistik në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Si pasojë ka mbetur viktimë një prej drejtuesve, shtetasi me iniciale B.H, ndërsa është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rendë drejtuesi i automjetit tjetër me inciale V.R.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?