Përplasen “kokë më kokë” dy makina, 2 të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Ngjarja ndodhi në qendër të fshatit Pajovë. Një automjet tip “Benz” me targë AA 887 RC është përplasur me një Volsvagen Touran me targë AA 729 NM.

Si pasojë e kësaj përplasje, është aksidentuar një kalimtar dhe një grua që ndodhej në “Benz”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të aksidentuarit janë nisur drejt spitalit të Elbasanit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mjekëve ata ndodhen në gjendje të rënduar për jetën, veçanërisht këmbësori.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesit e automjeteve.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?