Përplasja PS-LSI, Krasniqi: Po testohen pritshmëritë e publikut

Përplasjen mes PS dhe LSI për reformën zgjedhore, politologu Afrim Krasniqi e shikon si përpjekje për të testuar publikun.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News ai ka deklaruar që LSI i ka të gjitha organet vendimmarrëse që këtë shqetësim ta shprehë në mënyrë zyrtare, qoftë edhe në seancën e parë parlamentare.

Krasniqi: Ky lloj komunikimi verbal përmes mediave mes dy aleatëve kryesor të qevrisjes është tipike për një vend ku palët nuk kanë sens përgjegjësie. Si rregull duhet që një koalicion qeverisës, kur ka një vendimmarrje politike siç është reforma zgjedhore të mblidhet dhe të japë një vendim që ka të bëjë më shumë se me ta, ka të bëjë me qytetarët. Ata nuk janë mbledhur asnjëherë dhe nuk kanë pasur asnjë propozim mbi tavolinë me të cilën ti shfaqeshin publikut. Nga ana tjetër mazhoranca i është drejtuar opozitës, duke thënë që presim opozitën. Në fakt ka pasur një vit opozitën në krah dhe nuk kanë arritur të prodhojnë gjë çfarë do të thotë që edhe në këtë rast janë më shumë të prirur për të krijuar një konflikt me opozitën sesa për të zgjidhur një problematike dhe nëse i lidhim replikat e sotme të PS dhe LSi me atë çfarë ndodhi dy ditët e fundit midis PD dhe LSI duke se palët më shumë sesa tek cështja zgjedhore po kaluklojnë matjet e tyre në lidhje me koalicionet e ardhmshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i grupit parlamentar të LSI është anëtar i reformës zgjedhore kështu që anëtari ka të drejtë që në cdo periudhë të kërkonte mbledhjen e komisionit të reformës dhe hapjen e këtij komisioni për publikun. LSI i ka të gjitha organet vendimmarrëse si pjesë e tyre për ta shprehur në mënyrë zyretare këtë shqetësim qoftë edhe në seancën e parë të parlamentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të duhet të mblidhet komisioni dhe palët me gjëra të shkruara dhe në mënryrë publike se kush janë propzimet. Asnjëra palë nuk e ka bërë këtë.  

Më tepër janë përpjekje për të testuar, për të treguar forcën para PS dhe për të testuar pritshmëirtë dhe reagimin e publikut. Unë po ju marr shembull reformën e arsimit të lartë dhe pranimet në universitet. LSI reagoi shumë ashpër, paralajmëroi nisma, amendamente parlamentare, ka edhe zv/ministren e Arsimit, por në fakt asnjë nga këto instrumenta nuk u konsumua dhe asgjë nuk ndodhi. Pra është më tepër përpjekje për ti treguar dhëmbët dhe për ti thënë partnerit qeverisës që unë jam i domosdoshëm dhe jam i pazëvendësueshëm në raport me PDIU dhe PAA, por ngelem aleati kryesor. Ndaj PS është e destinuar të bëjë koalicion me cdo parti qëi afrohet dhe sic duket vitet e fundit është më e hapur ndaj koalicionve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?