Përplasje mes të përndjekurve dhe deputetit: Poshtërim ajo që…

Ish-të përndjekurit politikë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike janë bërë pjesë e një debati në lidhje me politikat që e djathta ka marrë gjatë kohës që ka qenë në pushtet për këtë shtresë.

Në konferencën “Ditët e Kujtesës”, të organizuar nga Jonila Godole, drejtoreshë ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, në bashkëpunim me fondacionin “Konrad Adenauer”, ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka shpjeguar nismat e ndërmarra nga PD në vite për shtresën e ish-të përndjekurve dhe ligjin që po përgatitet për përndjekjen penale të krimeve komuniste.

Përfaqësuesit e shtresës së ish-të përndjekurve politikë shprehën hapur pakënaqësinë për mënyrën e trajtimit nga Partia Demokratike duke vendosur shenjën e barazisë me të majtën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti i PD ka kërkuar: “Mos na barazoni me të majtët, bëmë ligjin për dëmshpërblimin në 2007”. Alibeaj ka pranuar dhe renditur edhe dështimet dhe ato që nuk munden të bëjnë dot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sokol Mirakaj (ish-i përndjekur politik) ka reaguar duke thënë: “Me të vërtetë, ajo që u bëtë ish-të përndjekurve ka qenë një poshtërim që u keni bërë”. /Panorama/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?