Përse Gjermania ka numrin më të ulët të viktimave?

Numri i të infektuarëve nga koronavirusi ka arrritur në Gjermani shifrën 9367 dhe viktima ka vetëm 26 që do të thotë se në nga 1000 të infektuar kanë vdekur vetëm 2,7 persona.

Në Itali vdekëshëmria është disa herë më e lartë. Konkretisht në Itali sot ka 31506 të infektuar, pra mbi 3 herë më shumë se në Gjermani dhe numri i të vdekurve është 2503 ose ndryshe nga 1000 të infektuuar 79 vetë kanë vdekur. Pra në Itali numri i të infektuarëve është mbi 3 herë më i lartë se Gjermani, numri i viktimave është 96 herë më i lartë, pra rreth 100 herë më i lartë????!!!.

Shtrihet me të drejtë pyetja: Cfarë masash ka marrë Gjermania që ka një vdekshmëri kaq të ulët?

Swiss Digital Desktop Reklama

Argumenti se Italia ka popullsi më të vjetër se Gjermania nuk arrin të ezaurojë plotësisht këtë diferencë kaq të madhe… As edhe fakti që italianët janë popull më social se gjermanët…Duhet parë ndoshta në mënyrën e organizimit të sistemit shëndetsor gjerman për të menaxhuar këtë pandemi dhe vecanërisht masat e marra për të trajtuar rastet serioze/e rënda. Nga disa informacione që duhen konfirmuar rezulton se kancelarja gjermane prej kohësh ka porositur dhe tashmë janë në veprim 10 mijë poste të trajtimit të rasteve serioze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Franca e SHBA janë larg Gjermanisë. Në Francë ka 7730 të infektuar dhe 175 të vdekur apo për 1000 të infektuar janë 23 të vdekur pra gati 10 herë më shumë se në Gjermani. Kursë në SHBA numri i rë infektuarëve është 6524 dhe 113 të vdekur ose në 1000 të infektuar janë 17 të vdekur ose mbi 6 herë më shumë se në Gjermani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?