Petri Bozo del nga paraburgimi, Apeli e lë në ‘arrest shtëpie’

Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurimit ndaj producentit Petri Bozo, duke zëvendësuar “arrestin në burg” me “arrest në shtëpi”. Për rrjedhojë, gjykata ka urdhëruar edhe lirimin e menjëhershëm të tij nga paraburgimi.

Vendimi është marrë pas ankimit të paraqitur nga mbrojtja e Bozos, e cila kishte kërkuar më herët zëvendësimin e masës së sigurisë me një masë më të lehtë. Kërkesa ishte shqyrtuar fillimisht nga Gjykata e Elbasanit, e cila e kishte rrëzuar atë dhe kishte lënë në fuqi masën “arrest në burg”.

Pas këtij vendimi, avokatët e producentit iu drejtuan Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e shqyrtoi çështjen dhe arriti në një përfundim të ndryshëm. Trupa gjykuese vendosi të ndryshojë masën e sigurisë, duke e kaluar Bozon nga paraburgimi në arrest shtëpie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Petri Bozo ishte vendosur në “arrest në burg” pas kërkesës së Prokurorisë, e cila kishte paraqitur përpara Gjykatës së Elbasanit provat dhe argumentet në mbështetje të masës së sigurisë. Kërkesa e organit të akuzës ishte pranuar nga gjykata dhe producenti kishte qëndruar për disa javë në paraburgim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që në momentin e caktimit të masës, mbrojtja e Bozos e kishte kundërshtuar vendimin, duke kërkuar një masë më të butë sigurie. Megjithatë, kërkesa nuk ishte pranuar nga Gjykata e Elbasanit.

Me vendimin e fundit të Apelit, situata juridike e producentit ndryshon, pasi ai do ta vijojë masën e sigurimit në kushtet e arrestit në shtëpi.

Ndërkohë, procedimi penal ndaj tij vijon dhe vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë nuk përbën një vendim përfundimtar lidhur me fajësinë apo pafajësinë e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?