Pezullohen guroret

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur inspektimin në gororet që operojnë në të gjithë vendin. Ministri Blendi Klosi, pas verifikimit të të dhënave në malin e Tomorit ka bërë të ditur dhe masat e para si dhe paralajmëroi ndjekje penale për shkelësit

Klosi: Janë evidentuar nga inspektorati plot 12 gurore vetëm në këtë zonë të cilat janë krejtësisht jashtë çdo parametri mjedisor dhe shfrytëzojnë këto leje minerare në mënyrë krejtësisht të paligjshme. Prandaj Inspektoriati i Mjedisit do të marrë masa duke i gjobitur ato që sot, duke kërkuar revokimin e lejeve mjedisore për të 12 subjektet dhe po ashtu duke parë të gjitha mundësitë që të 12 subjektet të kalojnë edhe për ndjekje penale. 

Ai paralajmëroi një reformë të plotë së bashku me institucionet e tjera shtetërore në ndryshimet ligjore dhe lejet mjedisore për biznesin e guroreve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klosi: Ne nuk mund të lejojmë që këto gurore të shfrytëzojnë në mënyrë barbare një nga pasuritë më të bukura natyrore të Shqipërisë që është Mali i Tomorit. Ne nuk mund të lejojmë që këto gurore, si shumë gurore në Shqipëri, të shfrytëzojnë pasuritë natyrore jashtë çdo kriteri mjedisor. Prandaj Ministria e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me Inspektoratin, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit do të ndërmarrin një reformë të tërë përsa i përket të gjithë sistemit të guroreve në Shqipëri. Do të reduktohen në mënyrë të menjëhershme të gjitha lejet mjedisore të dhëna për guroret të cilat janë jashtë kritereve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit, paralajmëroi se nuk do të tolerohet më asnjë biznes që shkel ligjet në fuqi dhe se ka ardhur koha që bizneset të zhvillohen në respekt të mjedisit dhe komunitetit.  Gjithashtu ai theksoi se lufta kundër guroreve që shkelin lejet mjedisore është një nga pikat kryesore të aksionit 6- mujor, “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”.

/Ora News.tv/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?