Pjerin Ndreu përplaset me Salianjin për çështjen ‘Tahiri’
Çështja ‘Tahiri’ ishte në fokus të emisionit ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24. Duke iu referuar arrestimit të biznesmenit në Elbasan O.S i cili u kap me 800 mijë euro dhe 2 patenta për lundrimin detar në emër të Saimir Tahirit, Pjerin Ndreu tha se Prokuroria po heton. Deputeti i PD tha se paratë janë të Saimir Tahirit, ndërsa nuk kanë munguar debatet dhe përplasjet.
Ndreu: Ne i lëmë Prokurorisë të hedhë dritë kësaj cësthje. Ne lëmë organin e akuzës të bëjë punën e vet. Do i prishte imazhin qeverisë dhe të PS nëse ndaj Saimir Tahirit do gjenden prova që e implikojnë. Sa i pwrket akuzave se policia mbajti të fshehtë ngjarjen, komunikatat e policisë nuk dalin në tym, por dalin vetëm atëherë kur duhet në varësi të çështjes. Ne jemi përballë një hetimi dhe është Prokuroria ajo që vendos.
Salianji: Paratë e Orest Sotës janë të Saimir Tahirit. Ky zotëria kapet në kulmin e hetimeve për të çuar Saimir Tahrin pas hekurave dhe për të zhvendosur vëmendjen. Ky biznesmeni e ka shtëpinë afër Saimir Tahirit. Tahiri sot nuk ka dhënë asnjë shpjegim për patentat.
Ndreu: Për ceshtjet që janë në hetim, prokurori vendos se cfarë informacionesh do jepen në njoftimin e Policise, por meqe opozita do që t’i nxjerrë të gjitha në shesh…
Salianji: Është kryeministri që i nxjerr të gjitha në shesh. Unë s’kam ardhur si polic këtu.
Ndreu: Ti e ke ngrejt stekën shumë përpjet më lër të flas, unë jam oficer policie.
Salianji: Këtu je përfaqësues politik jo i policisë së shtetit.
Ndreu: Po krijojnë alibi në tym, ca je ti mor burrë, prokuror s’je, polic s’je, ca je?
Salianji: ‘Nuk ke parë gjë akoma’, Tahiri foli me kodin e mafias. Ndaj Rama po e mbron.
Ndreu: Kur merrni ju flamurin anti-drogë, anti-krim, është shumë bajat. Ti je djalë i ri.
Salianj: Skam qenë asnjëherë në pushtet.
Ndreu: Mësohu të dëgjosh. Ju mbani në kurriz drogë në kurriz. Historinë e drogës mos ma trego mua, ju mbani mbi supe Gërdecin, 21 Janarin, kanabisin. Krimi i organizuar nuk ‘gatuhet’ për 1 vit, por këto ka një histori që vjen nga ’92-shi. Keni qeverisur gjysmën e kohës që na 92-shi. Të dy palët kemi kusure në qasje të krimit. E ka e gjithë klasa politike. S’kemi ça i faturojmë njëri-tjetrin. Ne do na dëmtojmë nëse Tahirit do i faktohen provat.

