Plagosen 2 të rinj, policia jep detajet: U qëlluan me armë nga një makinë. Blindohet Lezha

Pak minuta pas ngjarjes në Shëngjin, Lezhë ku mbetën të plagosur dy të rinj, Policia e Shtetit jep detaje të reja. Mësohet se dy persona janë qëlluar me armë nga një makinë në ecje.

Zyrtarisht policia deklaron se sot rreth orës 18:30, është marrë njoftim se  në Shëngjin ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se në Shëngjin, në qendër të  qytetit, nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit S.B. 19 vjeç dhe F.D. 28 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasit e plagosur janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë ku ndodhen jashtë rrezikut.
Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?