Plagosën me armë aktivistin e romëve, arrestohet autori i dytë

Është arrestuar nga policia autori i dytë  i dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjen e ndodhur pranë  parkut të komunitetit rom në Tufinë, ku dy persona qëlluan me mjete dhe armë zjarri dy shtetas të tjerë.

Në pranga përfundoi Kristaq Karamanllari, 22 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa gjatë ditës u arrestua edhe personi i dytë, shtetasi Marjus Isaj, 24 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, si autor i dyshuar  lidhur me ngjarjen e datës 08.11.2016 ku në vendin e quajtur parku i komunitetit Rom në Tufinë, Tiranë, pas një konflikti ndërmjet punonjësve të shoqatës Ecovolis dhe personave të komunitetit Rom, dyshohet se ka qëlluar me mjete të forta dhe me armë zjarri shtetasit V. P. dhe B. B., duke e lënë këtë të fundit të plagosur lehtë në trup”, sqaron policia lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autori i dytë, 24 vjeçari Isaj, sipas policisë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit V.P, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës (8 nëntor) në kryeqytet, ndërsa konflikti kishte nisur sipas policisë, në lidhje me ndërtimin e një menze sociale për komunitetin rom nga ana e shoqatës “Ekovolis” me qëllim që t’u vihej në ndihmë banorëve të përmbytur të bregut të lumit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?