Plagosën me armë aktivistin e romëve, arrestohet autori i tretë
Policia e Tiranës ka arrestuar një person të tretë, i cili dyshohet se ka lidhje me plagosjen në Tufinë 4 ditë më parë.
Policia informon se: Në pranga u vu shtetasi Fatbardh Arxhiu, 48 vjeç, banuese në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, si autor i dyshuar lidhur me ngjarjen e datës 08.11.2016 ku në vendin e quajtur parku i komunitetit Rom në Tufinë, Tiranë, pas një konflikti ndërmjet punonjësve të shoqatës Ecovolis dhe personave të komunitetit Rom, dyshohet se ka qëlluar me mjete të forta dhe me armë zjarri shtetasit V. P. dhe B. B., duke e lënë këtë të fundit të plagosur lehtë në trup.
Në lidhje me këtë ngjarja me herët janë arrestuar, Marjus (Mario) Isaj dhe Kristaq Karamanllari, të cilit dyshohen se kanë qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasve V. P. dhe B. B.
Vazhdon puna për kapjen e shtetasit F. S., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet u referuan për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 79/e -22-25.
/Ora/

