Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari në Shkodër
Aktualitet E Premte, 7 Maj 2021 11:12
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Udhakryq”, ndërsa i plagosur ka mbetur 20 vjeçari Ilfat Haxhija, i cili ka marrë një plumb në këmbë.
Ai është transportuar në spitalin e Shkodrës, ndërsa sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet.
/BW

