Plagoset me plumb pas qafe 32-vjeçari në Tiranë. Policia: Tentoi të vetëvritet
Një person ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në lagjen “Siri Kodra” ne Tiranë.
Sipas gazetares Dorjana Bezat ngjarja ka ndodhur në Allias, ku një 32-vjeccar me inicialet E.Ruka është plagosur me një plumb pas qafe.
Ai është transportuar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur hetimet, nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarjeje dhe autorët.
Nderkaq policia ben me dije se ne mjet tip “Audi” ne te cilin u gjet dhe i riu i plagosur jane gjetur dhe nje pistolete dhe nje gezhoje fisheku.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka tentuar të vrasë veten.
Po ashtu policia ben me dije se po punohet per zbardhjen dhe sqarimin e shkaqeve te ngjarjes.
/News24/

