Plagosi me thikë gruan dhe vajzën, arrestohet në Itali shqiptari

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Treni të Italisë pasi dyshohet se ka qëlluar disa herë më thikë bashkëshorten e tij dhe vajzën 23-vjeçare.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në familje, ku shqiptari identiteti i të cilit ende nuk dihet ka rrëmbyer thikën duke i goditur nënë e bijë disa herë.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes pasi u njoftua nga disa banorë të lagjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në banesë u sekuestruan dy thika, ndërsa të plagosurat u dërguan në spital për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nënë e bijë janë goditur nga 50-vjeçari me thikë në krah dhe në duar. Shqiptari akuzohet për tentativë vrasje dhe dhunë në familje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?