Plagosje me armë zjarri në Durrës
Aktualitet E Hënë, 10 Shkurt 2020 20:53

Foto ilustruese
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person i cili është paraqitur i plagosur në spitalin e Durrësit, ku dhe po merr ndihmën mjekësore.
Lajmi është konfirmuar për Syri.net nga Policia e Durrësit. Nuk dihet ende identiteti i tij dhe as rrethanat e ngjarjes.
Uniformat blu kanë nisur hetimet dhe do të marrin në pyetje të plagosurin.

