Plas në komision, Braçe: Xhaketa ime kushton 100 mijë lekë

Komisioni i Ekonomisë ka kaluar me debate mes deputetëve. Pasi kryetari i këtij komisioni, Erjon Braçe debatoi me ministrin Ahmetaj, ai është pëprlasur me deputetin demokrat Agron Shehaj.

Deputeti Shehaj replikoi me Braçen duke i thënë se kostumi që mbante veshur nuk justifikohej me të ardhurat e tij. Kaq ka mjaftuar që Braçe të revoltohet, duke deklaruar se xhaketën e ka qepur një sitilist shqiptar dhe se ajo nuk kushtonte më shumë se 100 mijë lekë.

Madje deputeti socialist, në acarim e sipër, i tha Shehajt se ishte i gatshëm të zhvishej dhe t’i tregonte edhe kanatieren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes shkëmbimit të replikave, Braçe shkoi më tej duke e akuzuar deputetin demokrat se në biznesin që ka drejtuar deri dje, i ka trajtuar punëtorët si skllevër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?