Protestuesit shpërthejnë dyert e PD-së dhe hyjnë brenda. Basha rrethohet në katin e dytë me roje
Shpërthehen dyert te Selia Blu. Protestuesit arrijnë të hyjnë brenda. Për momentin protestuesit janë akoma në katin e parë. Jashtë selisë së PD-së kanë mbërritur mijëra vetë.
Me dy gishtat lart dhe me thirrjet “Berisha, Berisha”, ata kanë thyer derën kryesore e kanë hyrë brenda.
Deri në këto momente nuk ka asnjë ndërhyrje të policisë.
Ndërkohë që situata është e tensionuar në hyrje të selisë dhe në oborrin e PD-së.
Ndërsa hyrja në katin e dytë te Lulzim Basha do të jetë pak më vonë, sipas protestuesve.
Në PD ka arritur Sali Berisha. Mijëra vetë kanë rrethuar godinën ku është Basha.
(lajmi në përditsim)


